Si do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut?

Moti sot në shtet do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej gjashtë deri në 12 gradë Celsius ndërsa ajo maksimale prej 17 deri në 25 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6. ë Shkup, paradite do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryejë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri në nëntë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Advertisement

Edhe të martën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët me reshje lokale të shiut. Do të fryejë erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor ndërsa temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e mërkura pason stabilizim i motit me rritje të temperaturave./Koha/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like