Shqiptari nga Kosova referon me sukses ndeshjen Holandë – Hungari

Bekim Zogaj sot ka qenë asistent i dytë i gjyqtarit kryesor Sandro Scharer dhe Stephane de Alemida asistent i parë.
Zogaj është me nënshtetësi zvicerane, ka kryer punën me sukses sot në stadiumin “MOL Arena Sosto” në Szekesfehervar të Hungarisë.

Holanda U-21 shënoi fitore të thellë me rezultat 6:1 ndaj Hungarisë U-21, në ndeshjen e vlefshme të grupit A të Kampionatit Evropian U-21.
Holanda kryeson renditjen me 5 pikë, duke e lënë pas Gjermaninë me 5, Rumaninë 5 dhe Hungarinë me 0.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like