Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, pa negociata të BE-së këtë vit

Eshtë gjithnjë e më pak e sigurt që ne mund të miratojmë kornizën negociuese këtë vit, tha Komisioneri Evropian për Zgjerimin.

Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varhelyi tha të mërkurën se kishte gjithnjë e më pak shanse që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të merrnin kornizat negociuese deri në fund të vitit për të filluar bisedimet e pranimit mbi anëtarësimin në BE, shkruan Aljazeera dhe transmeton Zeri.info.

“Unë ende shpresoj, por për fat të keq, është gjithnjë e më pak e sigurt që ne mund të miratojmë kornizat negociuese këtë vit,” tha ai në Parlamentin Evropian, gjatë debatit mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.

Ai deklaroi se Komisioni Evropian dhe presidenca gjermane e BE-së janë ende duke punuar me vendet anëtare në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje për hapin e ri të integrimit evropian të Shkupit dhe Tiranës.

Varhelyi thotë se Maqedonia Veriore “duhet të bëjë përpjekje shtesë për të adresuar shqetësimet e Bullgarisë” në mënyrë që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dy vendet.

Advertisement

Bullgaria aktualisht po e bllokon Shkupin në rrugën për hapjen e kapitujve të parë të negociatave për shkak të mosmarrëveshjeve mbi identitetin kombëtar dhe kulturor të Maqedonisë Veriore.

Nga ana tjetër, disa shtete anëtare, të udhëhequra nga Hollanda dhe Franca, besojnë se Shqipëria nuk ka arritur një nivel të mjaftueshëm reformash në një fushë kryesore të sundimit të ligjit për t’i dhënë asaj “dritën jeshile” për kornizën e negociatave. /Zëri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like