DY AUTOMJETE TË VJEDHURA NË TETOVË, NJËRA E GJETUR E LËNË NË AUTOSTRADË

Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme shënoi dy denoncime të vjedhjeve të automobilave, ndërsa sot njëri prej automobilave është gjetur dhe i është kthyer pronarit.

Dje rreth orës 14:30 minuta G.A. (52) nga Tetova në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrugën “Bllagoj Toska” i është vjedhur automjeti i tij “opel omega” me targa të Tetovës. “Automjeti “opel omega” rreth orës 07:30 minuta është gjetur në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të pjesës për në Sedllarce të Epërme, rajoni i Tetovës dhe i është kthyer pronarit”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPV Tetovë.

Advertisement

Denoncimi i dytë është nga A.R. (42) nga Sedllarce e Epërme, rajoni i Tetovës, i cili në SPB Tetovë ka paraqitur se i është marrë automjeti “ford gallaksi” me targa të Tetovës, pronë e personit nga Bogovinja. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like