Shqipëri/ Gjykata dënon me 2 vite bu*rg ish prokurorin e shtetit Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Llalla akuzohet për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që ish-kryeprokurorit t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Ndërsa pasuria e tij kalon në favor të shtetit dhe bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.
Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.
Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur./Shekulli/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like