Shpërthimi i rasteve me COVID vë Australinë në ‘fazën e re’ të pandemisë

Udhëheqësit australianë do të zhvillojnë një takim urgjent të hënën pas një rritjeje të rasteve me Covid-19. Sipas mediave të huaja, një reagim i tillë vjen pas një shpërthimi në Sidnei i lidhur me variantin shumë ngjitës Delta.Rastet janë regjistruar gjithashtu në Territorin Verior, Queensland dhe Australinë Perëndimore.
Zyrtarët thonë se është një “kohë kritike” për vendin, i cili ka mbajtur numrin e rasteve të ulët me mbylljen e kufijve dhe bllokimet.
Dhe siç vënë në pah mediat, kjo është hera e parë në muaj që rastet shfaqen në shumë pjesë të vendit në të njëjtën kohë.
“Unë mendoj se po hyjmë në një fazë të re të kësaj pandemie, me llojin më ngjitës Delta”, ka thënë të hënën Josh Frydenberg.
Ndërkohë bëhet e ditur se rritja në infeksionet me Covid-19 ka nxitur bllokime në qytetet e Sidneit dhe Darvinit, si dhe kufizime në të katër shtetet.
Situata mbetet më shqetësuese në Sidnei, ku rreth pesë milion banorë i nënshtrohen një urdhri për të qëndruar në shtëpi.
Situata mbetet më shqetësuese në Sidnei, ku rreth pesë milion banorë i nënshtrohen një urdhri për të qëndruar në shtëpi. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like