Shkup: Hyn si në shpi të vetë dhe vjedh biçikletën (Video)

Një vjedhje e çuditshme ka ndodhur në lagjen e Fushë Topanës në Komunën e Çairit, shkruan NMK-Post. Hajduti ka hyrë në ndërtesën e banuar dhe në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë ka vjedhur biçikletën e një banori. Edhepërkundër faktit se biçikleta ka qenë e mbyllur me dry, ai për një kohë rekorde e ka thyer drynin, dhe nga kati i dytë e ka zbritur për shkallëve. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të ditës së dielë, kohë kur në këtë banesë por edhe në lagjen në fjalë ka frekuencë të madhe. Për habi vjedhësi nuk ka mbajtur as maskë dhe nuk është mbrojtur aspak nga kamerat e sigurisë që ndodhen në çdo cep të hyrjes. Rasti është paraqitur në polici, prej ku pritet zbardhja e rastit.
Qytetari reporter ka dërguar videon në fjalë në redaksinë e NMK-Post. Të gjithë ata që njohin personin në fjalë rastin le ta paraqesin në Stacionin policor të Bit Pazarit në Çair.

Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like