Rrëfen vëllai: Zahir Pajaziti ditën kur u vr*a ka qenë agjërueshëm

Zahir Pajaziti dhe dy shokët e ngushtë të tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, ranë dësh morë më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, pasi u zunë në pritë nga policia serbe. Lajmin për rënien e tyre, familja Pajaziti e mori vesh tek të nesërmen, nga vëllai i Hakif Zejnullahut, Sabedini. Këtë rrëfeu vëllai i Zahirit, Bajram Pajaziti. Ai tha se më së rëndi e pati t’ia kumtojë lajmin babait që ishte plakur. Ky i fundit e kishte pritur shumë rëndë lajmin për rënjen e të birit.
Bajrami rrëfeu se ditën kur ra dësh*mor Zahiri, ai kishte qenë agjërueshëm, pasi atë kohë kishte qëlluar muaji i Ramazanit. Tash, familja Pajaziti është shtuar edhe më shumë e kujtimi për heroin e kombit është rritur. Më të vegjlit kanë mësuar shumë poezi për Zahir Pajazitin me shokë që dhanë jetën për liri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like