Shkëndija fiton Renovën, Shkupi merr triumf në Strumicë

Me pesë ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe xhiroja e 26-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija ka fituar derbin tetovar ndaj Renovës me dy golat e Ibraimit, Da Silvas dhe Elezit. Ndërkohë, Shkupi ka fituar ndaj Akademia Pandevit në Strumicë falë golit të Lamin Diak, përderisa skuadra nga Strumica nuk shfrytëzoi mundësinë për të barazuar, pasi Radeski nuk ishte i saktë nga pika e bardhë. Struga Trim Lum ka fituar me rezultat 0:1 transfertën ndaj Borecit, ndërsa fitore shumë të thellë ka realizuar Sileksi kundër Vardarit me shifra 6:0. Në këtë xhiro, triumf ka regjistruar edhe Makedonija Gjorçe Petrovi që mundi Bellasicën me rezultat 0:2. Xhiroja e radhës në kampionatin elitar do të zhvillohet të mërkurën. /SportMania

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like