Shilegov: Shkupi së shpejti me autobusë metro

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, ka njoftuar se së shpejti “Buss rapid transit” ose autobusët Metro do të bëhen realitet në kryeqytet.

Ai thotë se me këto autobusë do të mundësohet itinerar që do të jetë i ndarë fizikisht nga komunikacioni tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk flemë, Shkupi përfundimisht do të ketë BRT – Buss Rapid Transit. Të ashtuquajturit autobusët Metro këtë vit do të fillojnë të bëhen realitet. Ekipi i Bashkisë së Shkupit punon ditë e natë për këtë projekt shumëvjeçar”.

Advertisement

“Ky është projekt i Bashkisë së Shkupit, që financohet nga Qeveria dhe që siguron transport shumë më të shpejtë dhe më të sigurt, dhe me këtë do të ulet edhe ndotja e ajrit”, ka shkruar Shilegov.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like