Është gjetur zgjidhje e përkohshme për zjarrfikësit e Shkupit. Kreu I Shkupit, Petre Shilegov tha se është arritur një marrëveshje me sindikatat e zjarrfikësve duke ndryshuar rregulloren e pagave.
Sipas Shilegovit, paga bazë e zjarrfikësve do të rritet me 20%, në përputhje me kërkesat e zjarrfikësve dhe vendimet e gjykatës. Me miratimin e ndryshimeve në rregullore, paga bazë e zjarrfikësve duhet të rritet nga muaji tjetër, dhe kjo zgjidhje e përkohshme do të jetë e vlefshme deri në momentin që në Parlament të miratohet zgjidhja ligjore që do të rregullojë këto çështje në planin afatgjatë./nmk-post/
Advertisement
Advertisement
Advertisement