Shaqiri: “Sot prezantova propozim buxhetin e MSHIA për vitin 2021”

Sot u prezantua propozim buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2021, duke theksuar projektet aktuale dhe ato të ardhshme në drejtim të zhvillimit të digjitalizimit dhe profesionalizimit të administrates, njofton Ministri Jeton Shaqiri përcjell nmk-post.com

“Gjatë përgatitjes së propozim buxhetit është marrë parasysh nevoja për t’u gjetur një baraspeshë mes optimizimit të shpenzimeve të administrates publike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, propozim-buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës për vitin 2021 është 1.179.142.000 denarë.

Buxheti është i përbërë nga mjetet për financimin e Agjencisë së shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuale, Radiodifuzionit nacional dhe Radiotelevizionit nacional. Më tej mjetet për punën e MARnet-it, mjetet për digjitalizimin e shërbimeve dedikuar qytetarëve dhe bizneseve dhe mjeteve të destinuara për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës dhe proceseve brenda institucioneve” ka shkruajtur Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës në rrjetin social facebook Jeton Shaqiri

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like