Manchester United është ende i interesuar për mbrojtësin e Real Madridit Rafael Varane, shkruan gazeta “Manchester Evening News”, përcjell NMK-Post.
Klubi ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit për tre vitet e fundit, duke kërkuar një mënyrë për ta tërhequr atë në skuadrën e tij. Francezi 27-vjeçar do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Madridin verën e ardhshme dhe kjo është arsyeja pse Old Trafford beson se kjo do të jetë koha e duhur për të nënshkruar me të. Sipas gazetës, verën e ardhshme “djajtë e kuq” do të bëjnë një ofertë të fundit për mbrojtësin, ndërsa ai është ende në kulmin e tij. Sidoqoftë, Reali aktualisht është në bisedime me lojtarin për të rinovuar kontratën e tij dhe së shpejti mund të zyrtarizojë zgjatjen e saj.