Shënohet v i k t i ma më e re nga Covid-19 në Kosovë

Kur po mbushet një vit nga pandemia, Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë. Mëngjesin e të enjtes ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për mediat e Kosovës mjekja e spitalit të Gjilanit, Selvete Shurdhani.
“I ndjeri ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tme*rruar hum*bja e tij. Unë e kam pranuar pra 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektives. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, i tha Shurdhani për Mediafokus.info. Ky është rasti i parë në Kosovë që një pacient në moshë kaq të re që nuk i mbij*eton virusit.
Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur 1,674 kosovarë./a.m/NOA.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like