Ndihma e shpejtë në Shkup me vonesa

Qytetarë të shumtë kanë reaguar në redaksinë e North Macedonia Post për vonesa të shumta të ndihmës së shpejtë në qytetin e Shkupit dhe në rrethinë. Ankuesit thonë se në shumicën e rasteve përgjigja nga ana e operatorëve të Ndihmës së shpejtë është se për momentin nuk kanë ekipe të lira. Kjo ngarkesë vjen në shprehje për shkak të numrit të shtuar të rritjeve nga qytetarë të cilët kërkojnë ndihmë mjeksore shkaku i simptomave të virusit Covid 19.

NMK-Post ka provuar të thirr Ndihmën e shpejtë dhe ka marrë të njëjtën përgjigje: “Për momentin nuk kemi ekipe të lira”.

Advertisement

Gjithashtu NMK është përpjekur të marrë përgjigje lidhur me këtë problem, por një gjë e tillë nuk është arritur. Nga shërbimi i Ndihmës së shpejtë kanë thënë se për këtë çështje duhet ti drejtohemi autoriteteve të Spitalit të qytetit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like