ISHP: Rritje e rasteve pozitive nga Covid-19 në javën e fundit

Është publikuar raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për rastet me Covid-19. Sipas raportit që kap periudhën prej 22 deri 28 shkurt 2021, janë testuar 20.161 materiale në laboratorët në të cilat realizohet testimi modular dhe antigjen për prani të Sars-CoV-2. Në krahasim me javën paraprake, kemi rritje për 27.2%.Janë regjistruar 3.658 raste të reja në 32 qytete, që i bie rritje prej 56.4% nga java paraprake. Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup, me incidencë prej 271,1 në 100 mijë banorë, kurse incidenca më e lartë javore është regjistruar prej 681.1 dhe 641.4 në 100 mijë banorë në Negotinë dhe Kavadar, transmeton TV21. Përqindje në rastet pozitive lëviz nga 12.0 deri në 21.7%, mesatarisht 17.9%. Grupi më i infektuar ka qenë ai i moshës mbi 60-vjeç. Për të njëjtën periudhë, janë shëruar 1.766 pacientë. Kjo është identike me javën paraprake. Ndërkaq, kanë regjistruar 96 viktima, që është një më pak se javën paraprake./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like