Shefqet Krasniqi mposht koronavirusin

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka mundur betejën me coronavirus.Pas disa ditëve i shtrirë në Klinikën Infektive ai është liruar.U.d i drejtorit të kësaj klinike, Arben Vishaj, ka treguar për Infokus se Krasniqi është liruar nga klinika javën e kaluar. Ai shtoi se në ditën kur është liruar gjendja e tij ka qenë shumë e mirë.
“Nuk është në klinikë, është liruar javën e kaluar dhe gjendjen e ka pasë shumë të mirë”, deklaroi ai.Ndryshe si pasojë e problemeve shëndetësore Shefqet Krasniqi ka njoftuar se nuk do të mbajë ligjëratën e përjavshme të tefsirit./Blic/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like