SHBA thotë se tre muajt e ardhshëm pritet të vdesin 100 mijë amerikanë nga Kovidi

Estimated read time 1 min read

Shtetet e Bashkuara parashikohet të kenë edhe 100,000 vdekje të tjera nga koronavirusi deri më 1 dhjetor.
Ky vend është nën kthetrat e valës së katërt të infeksioneve, të shkaktuara nga varianti Delta.
Parashikimi u bë nga modelet e shikuara në Universitetin e Uashingtonit.

Aktualisht, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA është mesatarisht 1,100 në ditë – një nivel që nuk është parë qysh në mes të marsit.
Në spitalet amerikane, ndërkaq, janë të shtruar mbi 100,000 pacientë me koronavirus.
Infeksionet e konfirmuara ditore sillen në afro 150,000.
Në SHBA, 52 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar dhe 61 për qind kanë marrë së paku një dozë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like