Zaev: Ne jemi toka e diellit, këtë të gjithë e dinë

Estimated read time 1 min read

Në Shkup është duke u mbajtur Forumi socio-ekologjik Shkupi 2014.

Në kuadër të tij fjalim ka mbajtur edhe kryeministri Zoran Zaev.

Ka folur për projektet me anë të së cilave sigurohet energji e ripërtëritshme, duke shtuar se kjo ka ndikuar që të rritet edhe interesimi për investime në vend nga investuesit e vendit dhe të huaj.

Ka vlerësuar, se toka e Maqedonisë së Veriut është tokë e dellit.

“Ne jemi toka e diellit. Këtë të gjithë e dinë. Për fat të keq në të kaluarën ajo nuk është shfrytëzuar në mënyrë adekuate, megjithatë, tani, katër vjetët e fundit, në fazën e ndërtimit janë numër i madh i kapaciteteve. Siç thash, me premiumet realizojmë projekte në vlerë prej 30 milionë euro centralet fotovoltaike gjithsej 62 megavat”, tha Zaev, transmeton TV21.

Advertisement

Ka kujtuar edhe projektet e gazifikimit me shtetet e rajonit./Tv21/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like