Shaqiri: Jemi të përkushtuar për të përshpejtuar transformimin digjital

Estimated read time 2 min read

“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA), në koordinim të plotë me kabinetin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur objektivat e saj në procesin e digjitalizimit të vendit. Synojmë që të promovojmë edhe masa të mëtejshme për të ndihmuar sektorin e IT-së, në mënyrë që ky sektor të mund të vazhdojë rritjen e tij pa asnjë pengesë”, theksoi ministri i MSHIA-së, Dr.Jeton Shaqiri, në fjalimin hyrës në “online” Forumin Rajonal për Inovacione i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) për Evropën, me temë: “Zhvillimi i ekosistemeve inovative digjitale që përshpejtojnë transformimin digjital të sektorëve kryesorë”, me mbështetje të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës.
“Transformimi digjital mund të nxisë inovacionin dhe rritjen e produktivitetit në shumë aktivitete, transformon shërbimet publike, dhe rrit mirëqenien, duke qenë se informacioni, njohuritë dhe të dhënat bëhen më të thjeshta. Inovacioni dhe sipërmarrësia në sektorin e TIK-ut njihen si mjet bazë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik në Maqedoninë e Veriut. I njëjti trend vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, potencoi në fjalimin e tij ministri Shaqiri.
Ministri Shaqiri, gjithashtu e ritheksoi përkushtimin e MSHIA-së dhe të Qeverisë në procesin e digjitalizimit dhe të inovacioneve dhe njëkohësisht shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga Bashkimit Evropian.

Advertisement

Ky takim i grumbulloi të gjitha palët e interesit, përfaqësuesit qeveritarë dhe sipërmarrësit nga e gjithë Evropa, për të shkëmbyer ide dhe për të biseduar në kontekst të ekosistemeve inovative digjitale, të cilët e përshpejtojnë transformimin digjital në sektorët kryesorë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like