Sërish numër dyshifror i viktimave nga Covid-19

Ka vazhduar që numri i viktimave nga Covid-19 të jetë dyshifror në Maqedoni të Veriut.

Gjatë 24 orët e fundit, janë regjistruar 10 viktima, ku tre prej tyre janë nga Shkupi të moshës 83, 79 dhe 65-vjeçare.

Nga një viktimë janë regjistruar në 7 qytete edhe atë: në Tetovë (72vj), në Kumanovë (71vj), në Prilep (79vj), në Veles (84vj), në Ohër (58vj), në Kavadar (65vj) dhe në Dellçevë (75vj), transmeton TV21.

Advertisement

Të gjithë viktimat jetën e kanë humbur në kushte spitalore. Ndërkaq për periudhën e njëjtë kohore, janë regjistruar 449 raste të reja dhe 227 të shëruar nga Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 3.047 viktima./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like