Ministria e Shëndetësisë informon se doza e dytë e vaksinave “Fajzer” donacion nga Serbija do të arrijë në pikën kufitare në Tabanoc sot në ora 13:30.P akon prej 4.680 vaksina do t’i dorëzojë ministri i Shëndetësisë Zlatibor Llonçar ndërsa do t’i merrë ministri i vendit Venko Filipçe.
Vendi gjithashtu është në pritje të 200 mijë vaksinave tjera nga kompania kineze “Sinofarm”. Sipas planit operativ të Ministrisë së Shëndetësisë, pritet që çdo ditë të vaksinohen 2.500 qytetarë. Ndërkohë po bëhen marrëveshje edhe për sigurimin e vaksinës ruse “Sputnik V”./Nmk-post/
Advertisement
Advertisement
Advertisement