Një person sulmon fizikisht babanë e tij

Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:10, në Prishtinë. Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Advertisement

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like