• 29-07-2021

Şentop: Një Turqi e zhvilluar është garancia e paqes dhe sigurisë

Në organizim të Institutit Yunus Emre (YEE), Fondacionit turk të Shigjetarëve dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, u mbajt një panel me titull “Trashëgimia shpirtërore nga Rumelia osmane deri më sot”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panelin e mbajtur në ambientet e IBU-së, morën pjesë kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, zv/ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Nadir Alparslan, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, kreytari i Fondacionit të Shigjetarëve dhe kryetari i Bashkisë Beyoğlu të Stambollit, Haydar Ali Yıldız, kryetari i Bordit të Drejtues të IBU-së, Aydoğan Ademovski, rektori i IBU-së, Mehmet Dursun Erdem, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke, ministra, deputetë dhe një numër i kufizuar i mysafirëve.

Programi filloi me lexim Kurani nga Hasan Yayla, imam dhe ligjërues pranë Fondacionit të Shigjetarëve.

Në fjalën e tij, Şentop deklaroi se ai beson se miqësia dhe bashkëpunimi tashmë ekzistues midis kombit turk dhe kombeve vëllezër që jetojnë në Ballkan do të forcohen më tej.

Şentop theksoi se janë një popull që kanë lidhje direkte ose të afërt në një territor që shtrihet nga Muri Kinez e deri në Detin Adriatik.

“Ne ramë në kontakt me kombe, kultura dhe civilizime të ndryshme gjatë udhëtimit tonë nga Azia në Anadoll dhe më pas në Evropë. Është e mundur t’i shohim efektet e kontakteve tona në një gamë të gjerë fushash, nga fjalët tona, deri te motivet e qilimave, nga punimet tona arkitekturore deri te gurët e varreve”, deklaroi Şentop.

“Rumelia është emri i përgjithshëm që u është dhënë tokave të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe është emri i një gjeografie që ishte zemra e shtetit. Ju e dini, ne e quajtëm Anadollin Rumeli në fillim pari sepse para se të vinim, Anadolli dhe Ballkani ishin nën sundimin e Bizantit. Ndërsa sovraniteti ynë u zhvendos drejt Perëndimit, ne gradualisht filluam ta vendosnim Rumelinë para nesh. Ne ndaluam thirrjen e Anadollit si Rumeli”, tha Şentop.

Ai tha se fillimisht Islamin në Ballkan e përqafuan pjesëtarët Bogomil të Krishterimit, për shkak të dashurisë, paqes, tolerancës, barazisë dhe besnikërisë që hasën tek osmanët.

“Ata i shihnin të njëjtë të qenit musliman me të qenit turk, pasi e mësuan Islamin nga turqit”, theksoi kryeparlamentari turk, duke shtuar se deri në një kohë të afërt, në Ballkan fjala “turk” është përdorur edhe si sinonim me fjalën “musliman”.

Şentop më tej tha se me shekullarizmi dhe përvoja e modernizimit të lindura nga mendimi dhe politika perëndimore nga shekulli i 17-të deri në shekullin e 19-të ndikuan edhe në Shtetin Osman.

“Ky proces, i cili u manifestua në formë ndarjesh fetare, sektare dhe etnike dhe filloi t’i shohë dallimet si problem, në mënyrë të pashmangshme krijoi me kohë konflikte midis popujve që krenoheshin me dizajnin e njëjtë të qilimave”, tha Şentop.

Ai po ashtu tha se vendet e Ballkanit kanë përjetuar vuajtje të madhe nga luftrat dhe dhuna përgjatë një shekulli dhe se në këto troje tashmë është e nevojshme një periudhë e zhvillimit të qëndrueshëm bazuar në paqe, qetësi dhe siguri.

“Turqia është porta e Ballkanit për në atë rajon më të gjerë aziatik. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Nevojën nuk e kemi nga paaftësia, por për zhvillim. Për të kënaqur nevojat tona, e ardhmja na ofron mundësi. Ne mund të vlerësojmë mundësitë me miqtë tanë. Andaj, ne nuk duhet t’i kërkojmë miqtë larg. Pasuria nuk e dëmton askënd. Problemet tona për të cilat ankohemi duhet t’i zgjidhim duke bashkëpunuar, duhet ta përhapim prosperitetin mes nesh. Një Turqi e zhvilluar dhe forcuar është garancia e paqes, qetësisë, sigurisë dhe prosperitetit në Ballkan, Kaukaz dhe Lindjen e Mesme. Tashmë ka ardhur fundi i synimit të një të ardhme të ndërtuar mbi luftëra dhe konflikte. Tashmë ai që dëshiron të jetojë, duhet të mundësojë të jetojë”, u shpreh Şentop.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, tha se komuniteti turk i vendit është një nga popujt më konstruktivë.

“Elementi kryesor i marrëdhënieve Turqi-Maqedoni janë bashkatdhetarët tanë këtu”, tha Murat.

Kryetari i Fondacionit të Shigjetarëve, Yıldız, tha se paraardhësit e tyre e kanë mbjellë dashurinë në Ballkan.

Ndërkaq, Ademovski, falënderoi kryeparlamentarin turk Şentop që nuk i la vetëm në këtë festë dhe gjatë pandemisë globale.

Rektori Erdem, tha se IBU, që nga viti 2006 kur është themeluar, gjithnjë luan rol kryesor në organizimin e aktiviteteve shoqërore si kjo dhe ia kane caktuar vetes së detyrë të japin mbështetje në këtë drejtim.

Pas fjalëve përshëndetëse, në panelin “Trashëgimia shpirtërore nga Rumelia osmane deri më sot” të moderuar nga ndihmësrektori i IBU-së Şener Bilal foli historiani Barış Can./AA/

Read Previous

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Read Next

Filipçe në Sofje për të siguruar dozat e para të vaksinës anti-Covid

%d bloggers like this: