Sela i reagon Zaevit, ja si e quan

Estimated read time 2 min read

Vazhdojnë reagimet mes liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Sela në Facebook ka reaguar për deklaratën e fundit të Zaevit ku pyet: Pse të jap dorëheqje, që Mickoski të jetë kryeministër?

“I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet pa shkelur. Por, mos harro një gë jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh esenë e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegja, morali dhe jo pushteti”, shkroi Sela, transmeton TV21.

Zaevi duke komentuar deklaratën e Selës të dhënë në Click Plus ku kërkon dorëheqjen e edhe të kryeministrit për shkak të tragjedisë në Tetovë, tha:

Advertisement

“Pse, që të jetë Mickoski kryeministër? Nuk mendova. Nuk mendova. Sepse do të jenë kryeministër apo zëvendëskryeministër kryetari i Aleancës kur do ta meritojnë. Kur do të kenë empati me popullin. Kur do të jenë këtu që të ndihmojnë. Kur do të japin ide dhe jo kështu fatkeqësinë të përdorin në mënyrën më perfide dhe në mënyrën më të keqe”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like