Sela: Bllokada nuk është instrument i pëlqyer por ky pushtet nuk kupton ndryshe

I ftuar në ,,Rruga Drejtë” në Alsat M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka folur për aktuelitet politike,me theks të veçantë propozim-ligjin për Shtetësinë dhe bllokimi i Kuvendit nga opozita shqiptare.

Sela ka thënë se bllokada si instrument politikë nuk është u pëlqyer.

“Unë personalisht kam dhënë deklaratë publike se bllokimi nuk është forma më e mirë,por kur pushteti sillet në mënyrë ashtu si sillet dhe bllokon ligjin për Shtetësinë, atëherë ishim të detyruar që të përdorim këtë si instrument jo shumë popullorë, por si mekanizëm për ti tërhequr vërejtjen pushtetit dhe të ndryshoj qasjen ndaj propozim ligjit tonë si Koalicion.

Advertisement

Në jemi të hapur,e kemi thënë se jemi të hapur për bisedime dhe kompromise me qëllim që të gjejmë zgjidhje për këtë kategori qytetarësh,” ka deklaruar Sela në Alsat M

Advertisement
Advertisement

You May Also Like