Sela: 17 tetori, dita e ndryshimit

Estimated read time 2 min read

Ziadin Sela në Saraj:

Do të duhet ti thjeshtësojmë gjërat dhe ti themi ashtu siç janë, sepse vetëm mbi premisën e së drejtës dhe konstatimit të situatës dhe krahasimit të gjërave, ne mund të bëjmë zgjedhjen e duhur. E pra, më 17 Tetor ju do të keni përballë kandidat njërin që përfaqëson gjërat më të liga që mund ti ketë natyra e njeriut dhe nga ana tjetër e keni Qerimin i cili është i ndershëm mbi të gjitha, i cili është punëtor dhe i cili është serioz dhe më tepër se gjithçka nga këto që i përmenda, ai e don Sarajin, e don vendlindjen e tij, ai e don ardhmërinë e Sarajit dhe ai don ta ndërtojë ardhmërinë e shqiptarëve në Saraj që ta gëzojnë.

Është vërtetë absurd kur i dëgjojmë oponentët tonë të dalin tani para zgjedhjeve dhe flasin se do ta zgjedhin varfërinë , që nuk u krijua për një ditë por është krijuar brenda një periudhe kohore e pjesëtarë të varfërimit të kësaj popullate, janë pikërisht ata që mbajnë pushtetin nga 20 vite.

Advertisement

Premtojnë që do të ofrojnë mbështetje sociale dhe konstatojnë që ska mbështetje sociale për popullatën . Flasin se do ta ndalin korrupsionin , sepse e dinë që e kanë krijuar dhe ata janë vetë që do ta vazhdojnë dhe ne nuk besojmë në këto premtime boshe.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like