Sedat Peker: E njoh Kryeministrin e Maqedonisë, por edhe liderët e partive politike

Sedat Peker, i cili në Turqi njihet si drejtuesi i një organizate të madhe krim*inale, në rrjetet e tij sociale përmes video mesazheve tregon se ka probleme me shtetin turk, pasi ajo ka lëshuar një urdhër arrest për të, shkruan Sloboden Peçat, përcjellë Nmk-post.
Në video, Peker flet për miqësinë me kryeministrin e RMV-së, Zoran Zaev dhe liderët e të gjitha partive politike në Maqedoni. Ai gjithashtu thotë se u deportua vetëm sepse i skadoi viza e qëndrimit në Maqedoni.
Emri i Pekerit ishte pjesë e aferër me pasaporta të quajtur “Mafia”, e cila i referohet lëshimit të dokumenteve (pasaporta dhe letërnjoftime) me identitete të rreme të drejtuesve të grupeve të ndryshme kriminale në rajon.
Ai kohët e fundit u paraqit në një deklaratë me shkrim nga Afrika dhe mohoi pretendimet se ai ka një dokument maqedonas./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like