Salih Mustafa është ish-pjesëtari i parë i UÇK-së ndaj të cilit fillon të mërkurën gjykimi në Hagë

Estimated read time 1 min read

Të mërkurën, më 15 shtator, pritet të nis gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa. Njëherit, ky është gjykimi i parë që po fillon para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Përmes një shkrese të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate, gjithashtu bëhet e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka paraqitur rendin e dëshmive të dëshmitarëve për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

Aty thuhet se përfshihet edhe informacioni nëse ata dëshmitarë do të shfaqen drejtpërdrejt ose përmes lidhjes me video, si dhe kohëzgjatja e propozuar e marrjes në pyetje për dëshmitar.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like