Rroga mesatare neto në mars 28.217 denarë

Rroga mesatare e paguar neto për të punësuar në muajin mars 2021 është 28.217 denarë dhe shënon rritje në krahasim me marsin e vitit të kaluar për 6,8 për qind, kumtoi Enti shtetëror I statistikave.

Sipas të dhënave të publikuara, rritja e këtillë I referohet, para së gjithash, rritjes së rrogës mesatare të paguar neto për të punësuar në sektorët art, argëtim dhe rekreacion për 17,9 për qind, veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 12,3 për qind dhe informata dhe komunikim për 12,1 për qind.

Rritje e rrogës mesatare të paguar neto për të punësuar, në raport me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët xehtari dhe nxjerrje e gurëve për 14,9 për qind, veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 5,3 për qind dhe ndërtimtari për katër për qind.

Advertisement

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rroga mesatare e paguar bruto për të punësuar në mars 2021 është 42.097 denarë/Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like