Rritet numr i të sëmurve me grip dhe Covid 19 – a po shkon drejt karantinës Maqedonia?

Estimated read time 1 min read

Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Sëmundje Febrile në Shkup nga fillimi i këtij viti janë ekzaminuar gjithsej 47 pacientë me grip, njoftoi për MIA, drejtoresha e Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq.

Në 24 orët e fundit në Klinikë janë kontrolluar 22 persona me grip.

Nga aty, siç njofton Klan M, shtojnë se mbrëmë (4 janar) janë pranuar dy pacientë me Covid, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, por me një sëmundje tjetër themelore. Për momentin në Klinikën Infektive po trajtohen katër pacientë me Covid.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti tha se në periudhën 25-31 dhjetor janë regjistruar gjithsej 72 raste me Covid-19. Shumica prej tyre, 39 janë në Shkup, 12 në Prilep dhe 10 në Ohër.

Advertisement

Në Klinikën e Fëmijëve “Kozle” në seksionin ambulator-poliklinikë ndodhen deri në 200 fëmijë në ditë, të cilët kalojnë nëpër klinikat e konsultimit. Kjo klinikë bën me dije se aktualisht janë rreth gjashtëdhjetë fëmijë të shtruar dhe se shumica e rasteve janë infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like