Dramë në Shkup – Një person ua drejton pistoletën tre personave, njërin e godet me shpullë

Estimated read time 1 min read

Prokuroria Publike deri ta Gjykata Penale ka parashtruar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi, përcjell TV21. I njëjti dyshohet për armëmbajtje pa leje, ushtrim të dhunës dhe prishje të sigurisë kolektive.

“I akuzuari në veturën e tij Audi Q5 mbante pa leje një armë zjarri, një pistoletë të markës AG-9 dhe dy karikatorë me gjithsej 30 plumba. Para një ndërtese në rrugën “Xhon Kenedi”, ai i drejtoi armën tre personave, ndërsa e goditi njërin me shpullë. Më pas ka gjuajtur një plumb në ajër. Me këtë, ai ka kryer dhunë të rëndë dhe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën e të dëmtuarve, si dhe ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikës në opinion”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like