Rriten infektimet me covid në RMV

Estimated read time 1 min read

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4.264 teste, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Tetovë – 13, Shkup – 12, Veles – 3, Gostivar, Prilep dhe Strumicë nga 2, Ohër, Sveti Nikollë dhe Dellçevë nga 1

Nga MSH thonë se sot nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje.

Advertisement

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.054, numri i pacientëve të shëruar është 150.273, numri i vdekjeve është 5.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 292./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like