Rrëfimi i shqiptarit 69 vjeçar që u martua plot 18 herë

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.

Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet?

A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

GAZETARJA:Të kanë tradhtuar?

A.SHULI:Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.

GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?

A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

GAZETARJA:Dasma ke bërë?

A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

GAZETARJA:Ia mban mend emrat?

A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

GAZETARJA: E dyta?

A.SHULI: Lavdije.

GAZETARJA: E treta ?

A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

GAZETARJA: Po më punëtorja?

Advertisement

A.SHULI: Etleva.

GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi.

GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet.

GAZETARJA: Përse iku?

A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.

Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi./FrontOnline

Advertisement
Advertisement

You May Also Like