Reshje bore në Maqedoni, rekomandohet kujdes për shoferët

Për shkak reshjeve intensive të borës që po bie nga mëngjesi i sotëm në disa vendin, rekomandohet kujdes i veçantë për shoferët që të respektojnë limitet e shpejtësisë në pjesët e rrugëve ku ka mbetje bore dhe lagështie, të përdorin pajisjet e veçanta si gomat e dimrit dhe zinxhirët, apelojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell nmk-post.com

Bore ka renen edhe ne Struge, Kerçovë. Komunikacion të rënduar ka edhe në Strazhë dhe Presekë.

Ndërmarrja Publike rekomandon posaçërisht kujdes të veçantë në kalimet malore ku trashësia e dëborës është më e madhe dhe ende papastruar.