Taravari i reagon Teuta Arifit dhe ministrit Boçvarski për rrugën Tetovë Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar ndaj njoftimi të ministrit të Transportit Boçvarski dhe kryetares së Tetovës, Teuta Arifi se as sivjet nuk do të rregullohet autostrada Tetovë-Gostivar. Në një status në facebook ai ka shkruar se me këtë gjë tregon se strategjia kryesore e kësaj qeverie është që pjesët e Maqedonisë të banuara me shqiptarë të mbeten zorrë qorre sa i përket infrastrukturës.
Reagimi i plotë i Taravarit:
Njoftimi i ministrit të Transportit Boçvarski dhe kryetares së Tetovës, Teuta Arifi se as sivjet nuk do të rregullohet autostrada Tetovë-Gostivar tregon se strategjia kryesore e kësaj qeverie është që pjesët e Maqedonisë të banuara me shqiptarë të mbeten zorrë qorre sa i përket infrastrukturës.
Premtimi se vitin e ardhshëm do të ndërtohet autostrada është tragjiko-komike, duke pasur parasysh se kjo qeveri, njejtë si e kaluara, nuk i realizon projektet në pjesën shqiptare që i parasheh në fillim të vitit, duke i eliminuar me rebalancin e buxhetit, e lere më projektet që parashihen për vitin e ardhshëm.
Vendimi që as sivjet të mos rregullohet autostrada Tetovë-Gostivar dëmton edhe më tepër ekonominë e Pollogut. Kjo do të thotë më pak investime në këto pjesë, sepse ku mungon infrastruktura ikin investimet, por edhe më shumë aksidente e viktima në këtë autostradë më të frekuentuar në vendin tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like