Rikthehen maskat – Ja ku do të jenë të detyrueshme

Estimated read time 3 min read

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka rekomanduar maska ​​të detyrueshme në spitale dhe shtëpi pleqsh, ka thene  Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për sëmundje infektive,  raporton monitor.mk

Është e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve dhe ndalimi i vizitave në spitale dhe shtëpi ku kujdesen për të moshuarit, rekomandoi Komisioni për Sëmundjet Infektive pas seancës së sotme për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me grip, shkruan Evropa e Lire.

Komisioni ia dorëzon këto rekomandime Ministrisë së Shëndetësisë dhe për to duhet të vendosë Qeveria.

“Aktualisht kemi një rritje të numrit të rasteve me grip si në krahasim me javën e kaluar ashtu edhe në krahasim me numrin mesatar të rasteve në 13 vitet e fundit. Kemi hyrë në sezonin e gripit dhe duhet të mendojmë sërish për mbrojtjen e grupeve më të cenueshme, përkatësisht të personave mbi 65 vjeç, të personave me sëmundje kronike dhe u bëjmë thirrje nëse nuk kanë kryer vaksinimin në periudhën e kaluar, të mbrohen duke marrë një vaksinë kundër gripit”, tha Aleksandar Petlichkovski, kryetar i Komisionit për sëmundje infektive.

Petlichkovski tha se gripi ka tejkaluar numrin e rasteve me Covid, i cili është në rënie. Për kollën e mirë janë regjistruar edhe dy raste. Ai u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën e kollës së mirë për të zvogëluar rrezikun e tyre.

Advertisement

Rekomandimet për shkollat, para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, janë masat e ajrosjes dhe higjienës.

Pse po kthehet kolla e mirë?
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq, ka bërë të ditur se nga fillimi i sezonit të gripit kanë vdekur gjashtë persona. Rasti i fundit është një grua rreth 45-46 vjeç, për të cilën Stefanoviq tha se kishte sëmundje shoqëruese.

Gripi do të arrijë kulmin kudo, ndaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Ne apelojmë për sjellje të ndërgjegjshme”, tha Dr. Stevanoviq.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, që nga fillimi i sezonit të gripit në muajin tetor, kur epidemiologët regjistruan 196 raste, numri i të infektuarve në muajin janar ka shkuar në 1025.

Në javën e parë të janarit janë vaksinuar 60 766 qytetarë kundër gripit sezonal.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like