Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Rexhepi: Do të votoj për rrëzimin e Qeverisë

Advertisement

Shefi i grupit i koalicionit opozitar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, ka vendosur që të votojë për rrëzimin e Qeverisë aktuale, shkruan gazeta LAJM. Rexhepi e ka pranuar propozimin e koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, për një nismë të re për rrëzimin e Qeverisë, me 20 nënshkrime të deputetëve, në të cilën nuk do të jenë deputetët e “Levicës”.

“Fakti që jemi subjekt opozitar dhe që jemi subjekt që duam të bëjmë ndryshime në skenën politike këtu, gjithmonë që do të ketë kërkesa për rrëzimin e qeverisë do të votojmë. Pasi që dje koordinatori i VMRO-së, kishte një nismë që të bëhet një listë e re, unë e pranova atë sfidë dhe sot besoj që edhe ne si deputetë të Alternativës do të dakordohemi për një nismë për nënshkrime, së paku 20 pa të “Majtën””, u shpreh deputeti opozitar, Skender Rexhepi për gazetën LAJM.

Advertisement

Read Previous

Milloshoski: Zaevi të përgatitet për transfer të qetë të pushtetit

Read Next

“Zhvillimet e fundit në LSDM”, Filipçe: As që mendojë për dorëheqje!