Habit banori i “Big Brother”, tregon se si i tha familjes se ishte homos*ksual: Shkova në shtëpi, u ula afër nënës…

Banori i Celebrity Big Brother 2024, David Potts ka zbuluar se kishte të dashura përpara se të deklarohej si homoseksual, ndërsa ka rrëfyer se ishte ngacmuar dhe bullizuar në shkollë.

30-vjeçari diskutoi disa nga vështirësitë e jetës së tij në një bisedë të sinqertë me banoren Fern Britton.

Rrëfimi i banorit:

“Më bullizonin dhe kjo nisi që në kalesën e 8-të. E dija se kishte diçka ndryshe, isha 12 vjeç kështu që nuk e dija 100% se çfarë ishte, por thjesht e dija se isha ndryshe. E lashë shkollën kur isha 16 vjeç dhe më pas ato pushime verore sapo mbarova shkollën e mesme, atëherë dola dhe u thashë të gjithëve. Shkova në shtëpi, u ula afër nënës sime, i thashë asaj.

Nëna ime u soll sikur çdo gjë ishte mirë më tha të mos shqetësohem për këtë se çdo gjë ishte në rregull.

Advertisement

Mund të dëgjoja babanë tim duke ecur nëpër shkallët dhe mbaj mend se isha ulur në dhomën time të gjumit në shtratin tim dhe isha shumë i frikësuar.

Ai më pyeti je mirë ai më tha se mamaja sapo i kishte treguar për diskutimin që kisha bërë.

Mbaj mend që më tha këto fjalë: Nuk ke nevojë të shqetësohesh, nuk do të ndryshojë asnjë gjë. Dhe më pas ai më përqafoi.”-u shpreh David banori i Celebrity Big Brother 2024

Advertisement
Advertisement

You May Also Like