Rekord të infektuarve në Maqedoni sot nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.277 teste të kryera janë regjistruar 1.422 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 457 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 124.910 raste, prej të cilëve 103.831 janë shëruar, kurse 3.607 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 17.472.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like