Reagon kabineti i Pendarovskit, ja çfarë i thonë Mickoskit për 27 prillin

Lidhur me deklaratën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, ka reaguar Kabineti I Presidentit Pendarovski. Sic thuhet në komunikatën e Presidencës, “Qëndrimet e Presidentit Pendarovski për ngjarjet e 27 Prillit janë të qarta si kristali për opinionin e vendit dhe këto qëndrime nuk varen nga takimi me z.Mickoski. Fakti që pas takimit të djeshëm nuk pati komunikatë të përbashkët, e as konferencë të përbashkët për media, sic thuhet në komunikatë, tregon qartë se secili bashkëbisedues vetë i tha qëndrimet dhe vlerësimet për këto ngjarje. Ndryshe, Presidenti Pendarovski asnjëherë në opinion nuk komenton detaje dhe kërkesa nga bashkëbiseduesit e tij, në veçanti ato që janë jashtë temave të paralajmëruara për bisedime, kështu që këtë, nuk do ta bëjë as edhe kësaj radhe” – thuhet në reagimin e Kabinetit të Presidentit Pendarovski. /KlanMacedonia

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like