Reagon Bashkimi Evropian për vendimin e BQK-së për përjashtimin e dinarit, ja çka kërkon

Estimated read time 2 min read

Reagon Bashkimi Evropian për vendimin e BQK-së për përjashtimin e dinarit, ja çka kërkon

Peter Stano
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet e pakoordinuara të cilat nuk janë në frymën e normalizimit të raporteve dhe, siç thanë nga blloku, mund të ndikojnë negativisht në situatën në terren – pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka miratuar një rregullore për operacionet me para të gatshme.

Kjo rregullore parasheh që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro, vendim që nga Serbia është parë si ndalesë për pagesat me dinarë serbë.

Stano tha se Kosova dhe Serbia duhet që tema të tilla të adresojnë në tavolinën e bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja.

closevolume_off
“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia duhet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, tha Stano.

Advertisement

“Ne i nxisim të dyja palët dhe iu bëjmë thirrje që të adresojnë këto tema në kornizën e dialogut e lehtësuar nga BE”, shtoi ai.

Kujtojmë se më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) njoftoi se nga 1 shkurti, valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euroja.

Serbët në Kosovë vazhdojnë të përdorin edhe dinarin si valutë dhe marrin paga në dinarë nga Serbia.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like