Rast tjetër tragjik/ Një i ri shqiptar kërcen nga banesa ku jetonte – vdes menjëherë

Estimated read time 1 min read

Në një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një i ri, rreth 22-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit.Ngjarja ka ndodhur në qendër të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. I riu ka rënë në ballkonin e katit të dytë, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se ai ndodhej në banesë me vëllanë dhe disa shokë, ndërsa prindërit kishin shkuar në Kosovë një ditë më parë. Ka qenë pikërisht vëllai ai që ka lajmëruar policinë, pasi ka ndodhur ngjarja tronditëse. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur marrjen e trupit të viktimës nga tarraca.

Advertisement

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë të riun drejt këtij akti të rëndë të vetëflijimit, teksa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours