Breaking News :

nothing found
08-06-2023

Ramiz Kelmendi do të kandidoj në PDK

Advertisement

Biznesmeni nga Peja, Ramiz Kelmendi, është kthyer në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj,

Duke e cilësuar si një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, Hoxhaj ka njoftuar se Kelmendi do të jetë pjesë e listës së PDK-së.

“Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë. Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratik”, thuhet në njoftimin e Hoxhaj në Facebook.

Ramiz Kelmendi fillimisht ishte larguar nga PDK-ja në prill të vitit 2016, e më pas kishte aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në tetor të po atij viti, ndërsa në Qeverinë e Isa Mustafës ishte emëruar zëvendëskryeministër.

Advertisement

Read Previous

Rexhepi: Të punojmë që në të ardhmen KSHZ të funksionojë në bazë të rekomandimeve të OSBE-së

Read Next

Eto’o: Ky lojtar do ta zëvendësoj Messin