Breaking News :

nothing found
08-06-2023

Eto’o: Ky lojtar do ta zëvendësoj Messin

Advertisement

Përderisa argjentinasi Mesi është i gatshëm të negociojë me klubet e tjera, derisa është i lidhur me kalimin të klubet si Manchester City, PSG dhe transferimin në MLS, përcjellë lajmi.net. Mirëpo, legjenda e blaugranasve, Samuel Eto’o mendon se Barcelona ka në skuadër pasuesin, bëhet fjalë për sulmuesin Ansu Fati.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor, text that says 'Rakuter'

“Mendoj se është një ndër lojtarët e së ardhmes, tani është duke bërë gjëra të shkëlqyeshme dhe klubi duhet ta rrisë dhe të kujdeset për të”.

“Shpresoj që ai do jetë pasuesi i Messit”, tha Eto’o për Sport Bible.

Momentalisht spanjolli është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi para disa muajve duke këputur ligamentet dhe pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm ose në mars./Lajmi.net/

Advertisement

Read Previous

Ramiz Kelmendi do të kandidoj në PDK

Read Next

Moti sot në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut!