Breaking News :

nothing found
10-06-2023

Rexhepi: Të punojmë që në të ardhmen KSHZ të funksionojë në bazë të rekomandimeve të OSBE-së

Advertisement

Gjatë seancës parlamentare ku në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ, deputeti nga rradhët e Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi tha se, disa anëtarë të këtij organi janë të kontestueshëm ani pse ata janë të votuar, njofton nmk-post.

 

Ai theksoi se Kuvendi duhet të fokusohet që në të ardhmen organi i KSHZ-së të funksionojë ashtu siç na rekomandohet nga OSBE, të ketë 3 anëtarë të pavarur politikisht dhe i cili do funksiononte në bazë të rekomandimeve të Këshillit Evropian.

 

 

Gjithashtu, Rexhepi theksoi se ka ardhur koha që këto institucione të bëhen të pavarura, të jenë kredibile dhe të besueshëm për qytetarët./Nmk-post/

 

Advertisement

Read Previous

Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19 në Maqedoni

Read Next

Ramiz Kelmendi do të kandidoj në PDK