Rama: Ndjej dhimbje kur të rinjtë emigrojnë

Kryeministri Edi Rama shprehet i ndërgjegjshëm se trendi i largimit të njerëzve është negativ, por thotë se ky nuk është fenomen shqiptar, por i atyre vendeve që kanë dalë nga komunizmi. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë të Vlorës, kreu i qeverisë tha se e vetmja periudhë kur shqiptarët nuk kanë emigruar ka qenë në kohën e diktaturës. Thotë se ndjen dhimbje kur një i ri largohet sepse nuk e gjen veten në Shqipëri, por i quan çmenduri akuzat që e bëjnë atë përgjegjës për largimin e tyre. Ka një gjë që do e them që mbase humb vota, por që ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimit të njerëzve nga vendi është negativ në sensin më shumë ikin se vijnë, ama ky nuk është fenomen shqiptar, por ai atyre vendeve që kanë dalë nga komunizmi. Shqiptarët vetëm në një periudhë të historisë nuk kanë dalë, kur i futi Hoxha në kafaz dhe i bëri gardalina që duhet të këndojnë vetëm këngët e partisë. Po të shikojmë të kaluarën, shqiptarët kanë qenë një popull që kanë lëvizur gjithmonë. Kurrë nuk mund t’i them një djali dhe vajze që thotë unë dua ta provoj veten tani sepse nuk pres dot, as një mandat tjetër, as dy, as tre për të më bërë këtu gjëra që do bëj dëshirë, por do e marr atje dhe ikën. Nuk jemi më, jetojmë në një kohë tjetër. Ajo që është skandaloze këtu është helmi që hidhet me këtë. Nëse unë e shoh në aspektin e ikjes së një të riu që nuk e gjen veten këtu është njësoj sikur më ikën një qelizë nga gjaku im në kuptimin e dhimbjes që më krijon, por ama nga ana tjetër shqiptarët kanë filluar të ikin që në ‘90. Shifrat që jepen këtu që erdhi Edi Rama ikën 500 mijë, janë çmendurira që nuk vërtetohen në asnjë fakt”.

Advertisement

Kryeministri shton më tej se “ne nuk kemi shkop magjik, nuk mund ta bëjmë të atillë që të rinjtë shqiptarë ta gjejnë sot këtu atë që kërkojnë, por shpesh e gjejnë, shpesh nuk e gjejnë në Gjermani, Itali, Angli sepse nuk është kollaj dhe atje, por drejtimi është i duhuri. Askush të mos e harrojë që Gjermania nuk është ndërtuar për 7 vjet, Italia nuk është ndërtuar për 7 vjet, por për shumë vite e dekada dhe shekuj. Nuk është e parëndësishme mendoj që të kihet mirë parasysh që emrat që përmenda janë fuqitë më të mëdha ekonomike të botës. Ne jemi në mes të kontinentit më të pasur të botës, më të pasurit i kemi një orë larg, kontrasti është i pashmangshëm. A jemi sot në të gjithë sektorët në një pozicion më të mirë në raport me të ardhmen sesa ishim para 7 vjetësh? Nëse shoh që a jemi sot aty ku duhet të jemi? Unë them jo, në çdo sektor”./tvklan.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like