• 26-07-2021

Rama: I uroj festën Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë i uroi Ditën e Flamurit ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe bashkëlufëtarëve të tij.

Rama tha se dëshiron që këtë festë t’ua urojë Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Kujtojmë që Thaçi dhe disa ish-krerë të UÇK-së aktualisht janë në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa sot po shënohet 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Por, 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. /tch/

Read Previous

Fillon protesta e VMRO-së në Shkup

Read Next

Ekskluzive – Nefi Useini tërhiqet nga Këshilli Komunal në Ohër. Do të tërhiqem edhe nga politika. Ja arsyet

%d bloggers like this: