Rama e Pacolli në Thumanë ku do të nisë ndërtimi i apartamenteve të reja

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga politikani dhe biznesmeni i njohur i Kosovës, Behgjet Pacolli, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e banesave në Thumanë.

Sot nis ndërtimi i apartamenteve.

“Nuk do jenë për banim social por banim luksoz. Do jetë një qytezë shumë e bukur” u shpreh Pacolli.

Edhe pse një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, banesat ende nuk kanë përfunduar por për kreun e qeverisë shpejt familjet do ti kthehen strehës së tyre.

Advertisement

Për rindërtimin nga Pacolli janë vënë në dispozicion 1 milionë euro ndërsa ka shprehur gadishmërinë për të shtuar këtë fond nëse duhet.

Ndërkohë me buxhetin e shtetit do ndërtohet një shkollë.

Në Thumanë parashikohet ndërtimi i 806 banesave individuale dhe 7981 banesa kolektive

Advertisement
Advertisement

You May Also Like