Rakiqi: Zgjidhja për ngërçin në veri gjendet në Bruksel

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka thënë se zgjidhja për ngërçin në veri gjendet në Bruksel.

Rakiq para mediave tha se zgjidhja nuk ndodhet në veri.

“Sot jam në Jarinë dhe kam folur me njerëzit që janë këtu. U kam thënë të jenë të durueshëm, të mos bien në provokime dhe se u tregova që momentalisht në Bruksel, ndodhen ekipet teknike të bisedimeve z. Gjuriq dhe z. Bislimi me ndërmjetësimin e BE-së, ku shpresoj që do të gjejnë një zgjidhje për tejkaluar këtë situatë që të gjithë kemi lirinë e lëvizjes”.

Advertisement

Edhe sot ai ka qëndruar bashkë me qytetarët protestues serb që ndodhen në afërsi të kufirit të Jarinjës./KlanKosova

Advertisement
Advertisement

You May Also Like